Rita Ora për Pavarësi në Kosovë

9 muaj më parë

Rita Ora për Pavarësi në Kosovë

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora do të mbajë koncert në kryeqytetin e Kosovës.

Koncerti do të mbahet më 17 shkurt me rastin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Nga Këshilli Organizativ për Shënjimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë kanë konfirmuar një gjë të tillë, si dhe kanë bërë të ditur që janë duke u koordinuar me ekipin e këngëtares.

Ora e cila është duke i shijuar majat e suksesit koncertin e fundit që ka realizuar në vendlinjen e saj ishte në vitin 2015, kur edhe pati realizuar videoklipin e këngës “Shine Ya Light” nëpër qytete të Kosovës.