Rita Ora ndezi skenën në Britani

4 muaj më parë

Rita Ora ndezi skenën në Britani

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora po vazhdon të numërojë sukseset e një pasnjëshme në karrierë mirëpo edhe turnetë nëpër botë nuk po i lë anash, shkruan lajmi.net

Gjatë turneut të saj ‘Girls’ Rita performoi në Birmingham’s O2 Academy ku ndezi skenën dhe paraqitja e saj seksi mori vëmendje të madhe.

Në disa foto të shtuara në Instagram këngëtarja ka pranuar komente pozitive nga ndjekësit e shumtë.

Kujtojmë se projekti I fundit I Ritës është përfolur mjaft shumë prandaj ajo ka kërkuar falje për tekstin e këtij projekti muzikor vetëm pak kohë pasi mori kritika nga anëtarë të komunitetit LGBTI.