Rita e bukur dhe provokuese edhe në veshje sportive

5 ditë më parë

Rita e bukur dhe provokuese edhe në veshje sportive

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, është një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo është çdo ditë aktive dhe ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Shpesh është përfolur në media për dukjen e saj, ndërsa shquhet si njëra ndër artistet më me stil.

Së fundmi, Ora ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet mjaft atraktive dhe provokuese e veshur në tuta sportive.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Një filxhan i shpejt çaji para se ta godisja skenën në Mançester”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.

Ajo vuri në pah linjat e saj trupore, për të cilat komplimentohet vazhdimisht nga fansat.

Javën e kaluar, ajo së bashku me Bebe Rexhën, Charli XCX dhe Cardi B publikuan bashkëpunimin e tyre më të ri “Girls”, i cili u prit mirë nga fansat. /Telegrafi