“Rikthehet” Opel Calibra

3 muaj më parë

“Rikthehet” Opel Calibra

E prodhuar nga 1989 deri në 1997-ën, Opel Calibra, versioni Coupe i modelit Vectra u ka mbetur në zemër shumë fansave të Opelit. Calibra ka pasur motor 2.0-litër V8 me kapacitet prej 116 kuajfuqi.

Tani, një vit pasi Opeli është bërë pjesë e grupit PSA, vjen lajmi befasues për përgatitjen e gjeneratës së dytë të modelit Calibra, transmeton Koha.net. Po ashtu, thuhet se Calibra e re mund të vijë me platformën e modelit Insignia.

Në foto shihet vizioni i gjeneratës së dytë të Calibras, e cila është punuar në fillim të vitit të kaluar derisa Opeli ishte pjesë e General Motors. Dizajni dhe koncepti i kësaj Calibra janë të frymëzuar nga koncepti sportiv Buick Avista 2 + 2, i cili është prezantuar në fillim të vitit në panairin e veturave në Detroit.

Sa i përket sistemit të tërheqjes, Opel Calibra e re pritet të vijë me sistemin 4×4 të tërheqjes dhe me motor benzinë 3.0-litër V6 me kapacitet prej 400 kuajfuqi. Me këtë lloj motori, Calibra e re do të mund të arrinte shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë për 5,8 sekonda dhe atë maksimale deri në 280 km/h.

Jo zyrtarisht, thuhet se kompania është duke shikuar të krijojë një koncept të ri potencialisht fitimprurës, në të cilin nuk do të ketë nevojë të investohet shumë. Konceptin e Calibras së re ndoshta do të mund ta shohim në panairin e veturave që do të mbahet në Gjenevë, në mars të vitit të ardhshëm.