Rënie e inputeve në bujqësinë kosovare

1 javë më parë

Rënie e inputeve në bujqësinë kosovare

Agjencioni i Statistikës së Kosovës (ASK) përkatësisht Departamenti i Statistikave të Bujqësisë dhe
Mjedisit ka publikuar të dhënat e çmimeve të inputeve bujqësore  për periudhën korrik – shtator 2017.

Grumbullimi i çmimeve është kryer nëbarnatoret bujqësore, barnatoret veterinare, në kompani , tregje dhe vende tjera ku çmimet e inputevebujqësore janë në dispozicion. Disa çmime të inputeve bujqësore janë marrë nga çmimet e konsumit (CPI) nga ASK, transmeton AktivPress.

Produktet të cilat e përbëjnë bazën për Indeksin e çmimit të inputeve janë të ndara në dy grupe kryesore: Mallrat dhe shërbimet aktualisht të konsumuara në bujqësi (Input 1) dhe Mallrat dhes hërbimet që kontribuojnë në investimet në bujqësi (Input 2).

Brenda grupit të Mallrave dhe shërbimeve aktualisht të konsumuara në bujqësi, çmimet grumbullohen sipas grupeve në vijim: farëra dhe material mbëltues, energji; vajra, plehra dhe përmirësues të tokës, produkte për mbrojtjen ebimëve dhe pesticide, shpenzime për veterinari, lëndë për ushqimin e kafshëve, mirëmbajtja ematerialeve, mirëmbajtja e ndërtesave, si dhe mallra dhe shërbime tjera.

Sa i përket mallrave dhe shërbimeve që kontribuojnë në investimet bujqësore, çmimet grumbullohen për materiale (makineri dhe pajisje tjera), ndërtesat (ndërtesat të fermës, punët tjera përveç përmirësimit të tokës, ndërtesat tjera, struktura e tyre) dhe të tjera.

Indeksi i tremujorit të tretë të inputeve në vitin 2017 ka rënie për 2.8 % për Input 1 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016,  ndërsa, indeksi për Input 2 ka rritje për 0.9 %.

Indeksi i inputit të përgjithshëm (Input 1 +Input 2) ka rënie për (- 1.2 %) krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016./AktivPress