Receta e turshive më të papara!

4 javë më parë

Receta e turshive më të papara!

Më poshtë ju tregojmë recetën sesi të përgatisni disa turshi të mira fare lehtë. Ato janë ideale për këtë sezon dhe mund ti shoqëroni me çdo pjatë.

Përbërësit
2 kg tranguj të vegjël
2 kg speca të verdhë
2 kg domate
3 mollë
majdanoz
disa fletë selinoje
1 rrënjë e gjatë rrikë
2-3 rrepa të kuqe
disa kokrra piper

Për turshi preferohet kjo shëllir

4 litra ujë të vluar me 8 lugë kripë e të ftohur
6 lugë sheqer
7 dcl uthull molle
10 gram mbrojtës vere

Udhëzime

Në kavanoza 2-3 litërsh, të sterilizuar në furrë, radhiten të gjitha perimet e shënuara më lartë. Fletët e majdanozit dhe të selinos vendosen në skaje.
Me shëllirë të ftohur mbushen kavanozat dhe mbyllen përkohësisht, për të parë mos nevojitet të shtohet ende shëllirë.
Të nesërmen mbyllen kavanozat mirë dhe vendosen në vend të ftohtë deri sa ti përdorni./Përshtatur nga femra.net