Real Madridi i ofron dy yjet për Neymar

1 javë më parë

Real Madridi i ofron dy yjet për Neymar

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është i vendosur t’i japë dy yje për ta sjellë superyllin brazilian, Neymar, në “Bernabeu”.

Neymari kaloi nga Barcelona te PSG-ja verën që lamë pas për një shumë absolutisht rekorde në vlerë 222 milionë euro, por Perez është i vendosur ta bindë klubin francez duke ia ofruar Toni Kroosin dhe Gareth Balein, sipas Don Balon, transmeton Express.

Sipas Don Balon, çfarëdo marrëveshje për ta sjellë brazilianin në Madrid do ta tejkalojë shumën 400 milionë euro.

Momentalisht, PSG-ja nuk është në disponim ta shesë lojtarin, por Madridi nuk do të heqë dorë nga Neymar dhe shpreson se do ta rrëmbejë brenda dy sezoneve të ardhshme.