Range Roveri “zemër-thyes”

3 javë më parë

Range Roveri “zemër-thyes”

Kompania e njohur britanike, Project Kahn, për këtë javë prezanton modelin e saj të modifikuar Range Rover 5.0 Supercharged Autobiography LWB, i cili zyrtarisht quhet 5.0 V8 Supercharged Heartbreaker edition By Project Kahn. Duke u bazuar sipas emrit, ky vërtet është një Range Rover “zemër-thyes”.

Dizajneri i njohur, Afzal Kahn, për këtë model luksoz ka zgjedhur ngjyrë të zezë Santorini për eksterier, set të rrotave RS 23-inç me ngjyrë të zezë mat e goma 305x30x23, xhamat e errët, transmeton Koha.net. Po ashtu, ka zgjedhur edhe ulëset prej lëkure premium me ngjyrë të zezë dhe disa detajet tjera në interier me ngjyrë të zezë Satin, pragjet nga çeliku, pedalet nga alumini, etj.

Ky Range Rover i modifikuar është me kapacitet prej 525 kuajfuqi. Po ashtu, për pasagjerët në pjesën e pasme ka hapësirë më shumë deri në 1.2 metra, ekranin 8-inç për argëtim.

Sa i përket çmimit, 5.0 V8 Supercharged Heartbreaker edition By Project Kahn kushton 149,995 funte.

1 / 5