Ramushi e hedh Anitën nga lartësia në det, pastaj hidhet edhe vetë

1 javë më parë

Ramushi e hedh Anitën nga lartësia në det, pastaj hidhet edhe vetë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ndodhet prej disa ditësh në qytetin bregdetar të Vlorës ku duket se ka gjetur kohën të bëjë gjithçka: Takime të rëndësishme politike, përgjigje për presidentin kosovar Hashim Thaçi dhe në fund…pushime me bashkëshorten.

Mediat arritën të sigurojë disa foto dhe një sekuencë video, ku kryeministri kosovar Haradinaj shfaqet në bregdetin e Jalës me bashkëshorten bukuroshe Anita Haradinaj, e cila mahnit me format trupore dhe jo më pak me rrobat e plazhit Louis Vuitton.

Njësoj si ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, edhe ‘ylli i politikës kosovare’ Ramush Haradinaj preferon ‘lojërat’ në det, duke hedhur fillimisht bashkëshorten e më pas vetë për të notuar më pas dhe për të shijuar detin e mrekullueshëm të Jalës.