Qeveria s’i ka 61 deputetë për ta kaluar në parim Buxhetin 2018

1 javë më parë

Qeveria s’i ka 61 deputetë për ta kaluar në parim Buxhetin 2018

Koalicioni qeverisës ka përjetuar dështimin e radhës.

As në seancën e sotme nuk ka guxuar ta fus në votim Projektligjin për buxhetin e vitit 2018. Krejt kjo si pasojë e mungesës së 61 deputetëve që e përbëjnë shumicën parlamentare.

Në mënyrë arbitrare nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është vendosur që seanca e radhës, ku do të bëhet tentimi i radhës për votim në parim të buxhetit të mbahet të dielën, shkruan AktivPress.

Kjo ka nxitur reagimin e nënkryetarit të Kuvendit nga LDK, Kujtim Shala, i cili ka thënë se për caktimin e seancës duhet të vendos Kryesia, apo duhet të hidhet një mocion për votim në Kuvend.

Edhe Glauk Konjufca i VV-së ka ironizuar me Veselin, duke thënë se një koalicion që nuk ka numra gjatë ditëve të punës, si mund t’i bëj numrat në ditën e pushimit.

Deputetët e të dyja blloqeve më pas kanë “rrëshqitur” në akuza ndaj njëri-tjetrit.

Kanë qenë deputetët e mazhorancës, ata që në masë më të madhe i kanë krikuar opozitarët që po duan ta bllokojnë buxhetin e shtetit.

Ilmi Reçica i PDK-së ka thënë se opozita duhet ta zhvilloj luftën politike në raste të tjera, e jo kur është fjala për buxhetin. /AktivPress