Qeveria ndan 1.3 milionë euro për qentë endacakë

9 muaj më parë

Qeveria ndan 1.3 milionë euro për qentë endacakë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës ka marrë 1.3 milion euro nga Qeveria për trajtimin e qenve endacakë.

Qeveria vitin e kaluar në një nga mbledhjet morri vendim që jepte 1.3 milion euro për trajtimin e qenve endacakë në komunat.

Edhe pse mjetet e ndara nga Qeveria kanë kaluar në buxhetin e këtij Agjencioni, ky projekt ende nuk ka filluar.

Lamir Thaçi, zyrtar për Informim në AUVK, tha se shumë shpejt do të fillohet me procedurat e trajtimit të qenve endacakë.

Thaçi nuk dha një afat se kur mund të fillojë implementimi i këtij projekti, ndonëse thotë se trajtimi do fillojë shumë shpejtë.