Qepë të mbushura me mish

4 javë më parë

Qepë të mbushura me mish

E kishit menduar ndonjëherë të gatuanit qepë të mbushura me mish? Nëse po, ne ju kemi sjellë këtë recetë ndryshe. Provojeni dhe na komentoni përshtypjet tuaja. Ju bëftë mirë!

Përbërësit:
4 qepë
1 lugë gjelle salcë domatesh
1 lugë piper të zi
1 gotë e gjysëm oriz
100 gr mish
1 lugë kripë
1 domate
2 speca
4 tufa majdanoz

Sipër u hidhet:

Uthull
2 gota e gjysmë ujë të vakët

Përgatitja:

Fillimisht qëroni qepët dhe largoni me kujdes pjesën e brendshme, të cilën më pas grijeni në copa të vogla dhe hidheni në një tigan për ta skuqur.
Qepët i përzieni bashkë me përërësit e tjerë dhe i skuqni. Më pas mbushni të gjitha qepët me përzierjen e përftuar.
Në një tenxhere rendisni qepët dhe sipër hidhni ujin e vakët dhe uthullën.Ju bëftë mirë!/ Përshtatur nga kuzhinashqiptare.com