Protestat e dhunshme në Tunizi, qeveria u përgjigjet me valë reformash të reja

6 muaj më parë

Protestat e dhunshme në Tunizi, qeveria u përgjigjet me valë reformash të reja

Qeveria tuniziane ka njoftuar një valë të re reformash sociale, pas disa ditësh protestash të dhunshme nga protestuesit kundër masave shtrënguese që çuan në rritjen e çmimit.

Protestat shpërthyen përpara përvjetorit të shtatë të rrëzimit të presidentit Zine al-Abidine Ben Ali.

Takimet e qeverisë emergjente u mbajtën në përgjigje të protestave, të cilat kanë parë më shumë se 800 persona të arrestuar.

Zyrtarët thanë se planet ishin dorëzuar në parlament për të reformuar kujdesin mjekësor, strehimin dhe për të rritur ndihmën ndaj të varfërve.

Demonstratat filluan më parë këtë muaj pasi qeveria njoftoi taksat e Vitit të Ri dhe rritjen e çmimeve në buxhetin e 2018.

Në dhjetor Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i tha Tunizisë se duhej të merrte “veprime urgjente” për të reduktuar deficitin buxhetor./OraNews