Projekt 13.7 milionësh për rrugën Prishtinë-Mitrovicë

1 javë më parë

Projekt 13.7 milionësh për rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim një delegacion të Fondit Saudit për Zhvillim (SFD-së) të kryesuar nga Abdullah M. Al-Shoaibi, ku u diskutua lidhur me parapërgatitjen e fillimit të punimeve në rrugën Prishtinë-Mitrovicë dhe mundësinë e investimeve në sektorin e shëndetësisë.

Gjatë takimit Ministri Hamza theksoj rëndësinë e projektit të magjistrales Prishtinë-Mitrovicë, dhe nevojën për realizimin e projektit në kohë duke siguruar respektimin e afateve kohore.

Projekti në fjalë nga Fondi Saudit për Zhvillim kap vlerën prej 13.7 milionë euro, me mundësi të ngritjes së vlerës së financimit për të financuar pjesën e hyrje/daljes në Mitrovicë.

Në këtë takim gjithashtu u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit në përmirësimin e infrastrukturës të sektorit shëndetësor në vlerë prej 20 milionëdollarëve amerikan, ku me këtë rast të dyja palët gjithashtu u dakorduan që të përcaktohen prioritetet nga Ministria e Shëndetësisë, për të mundësuar financimin e një projekti në këtë sektor të rëndësishëm për përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve./AktivPress