Prezantohen portretet e Barack dhe Michelle Obama (Foto)

3 muaj më parë

Prezantohen portretet e Barack dhe Michelle Obama (Foto)

Në Galerinë Kombëtare të Portreteve në Uashington është realizuar një ceremoni e veçantë, në të cilën të ftuar ishin figura të rëndësishme.

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle Obama, ishin të ftuar nderi, pasi në galeri u prezantuan portretet e tyre.

Portreti i Obamës është realizuar nga Kehinde Wiley, i cili është i njohur për stilin e vjetër afrikano-amerikan, ndërsa portreti i Michelle nga Amy Sherald.