Postimi prekës i gazetarit kosovar, tregon historinë inspiruese me babanë

1 javë më parë

Postimi prekës i gazetarit kosovar, tregon historinë inspiruese me babanë

Gazetari Lekë Rezniqi, pjesë e KTV-së, ka ndarë një histori prekëse dhe inspiruese në profilin e tij.

Storia ka të bëjë me babanë e tij, Adnan Rezniqi, dhe me atë se çfarë është në gjendje njeriu të bëjë për familjen.

“Bruksel, 10 gusht 1983

Data kur babai im u bë heroi im ende pa lindur unë

Dita ishte e mbushur me ankth se si po ecën tërë operacioni. Në orën 19:30 erdhi telefonata e shumëpritur në shtëpinë tonë.

“Gjithçka ka shkuar mirë dhe të dy djemtë janë shëndosh e mirë”. Operacioni i rrallë dhe tejet i komplikuar për transplantimin e veshkës kishte pasur sukses. Im at’ i kishte dhuruar veshkën të vëllait të madh, xhaxhait tim. Tashmë ishte martuar me nënën, ndërsa fëmija i parë, vëllai im ishte vetëm 6 muajsh. Më vonë u lindëm edhe unë dhe motra.

35 vjet pas, babai im me një veshkë, vazhdon të më frymëzojë për të ndihmuar ata që kanë nevojë, qofshin të afërm ose jo. Madje edhe një film shqiptar i viteve ’90-të ishte bazuar pikërisht nga kjo ngjarje.

Proud of my father – my hero.

(Në foto jam unë me babanë tim, në ditëlindjen time të parë më 08.06.1986, gati 3 vjet pas operacionit)”, ka shkruar Rezniqi.