Porno-ylli që i kushtoi shtrenjtë Trumpit

1 javë më parë

Porno-ylli që i kushtoi shtrenjtë Trumpit

Stephahie Clifford, ish aktore e filmave porno, është paguar 130 mijë dollarë për të heshtur mbi marrëdhënien seksuale me Donald Trumpin.

Wall Street Journal ka risjellë në vëmendje historinë e pretenduar mes Trumpit dhe Clifford, e njohur në botën e pornografisë, me emrin e artit Stormy Daniels.

Ishte e përditshmja e Rupert Murdoch, që foli fillimisht për çështjen në 2016-ën, në mes të akuzave për ngacmime seksuale dhe seksizëm ndaj atëherë kandidatit presidencial.

Sipas medias amerikane, avokati i Trump, Michael Cohen, kaloi 130 mijë dollarë në një llogari të pornostarit në Los Angeles, vetëm një muaj para zgjedhjeve presidenciale.