Policia po heton një vdekje të dyshimtë në Prishtinë

10 muaj më parë

Policia po heton një vdekje të dyshimtë në Prishtinë

Një person është dërguar pa shenja jeta në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bardhosh.

Siç shkruan në raportin 24-orësh të PK-së dërguar për media, policia është duke e hetuar si vdekje të dyshimtë.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore”, shkruan në komunikatën e PK-së.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./AktivPress