Pesë të vrarë në një shkollë fillore në Kaliforni

1 javë më parë

Pesë të vrarë në një shkollë fillore në Kaliforni

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe dy fëmijë janë plagosur të martën nga të shtënat që filluan në një shtëpi dhe përfunduan në një shkollë fillore në Kaliforninë Veriore.

Personi i armatosur u vra nga policia, sipas zyrtarëve lokalë.

Të paktën shtatë viktima, gjendja e të cilëve ende është bërë e ditur u dërguan në spital.

Njoftimet thonë se të shtëna të shumta u dëgjuan pranë Shkollës Fillore Rancho Tehama rreth orës 8 të mëngjesit.

Njeriu i armatosur nisi të shtinte pa dallim mbi njerëzit, tha ndihmësi i sherifit të Qarkut Tehama, Phil Johnston, për gazetarët.

Një fëmijë u qëllua në shkollën fillore dhe një tjetër në një kamion ndërkohë që një grua ishte plagosur, tha Johnston./voa