Përse s’duhet të konsumoni asnjëherë domaten dhe kastravecin njëkohësisht?

4 muaj më parë

Përse s’duhet të konsumoni asnjëherë domaten dhe kastravecin njëkohësisht?

Na qëllon të gjithëve që në situata të caktuara, të përfundojmë duke ngrënë për darkë një sallatë fshati – speca, domate, djathë i bardhë, kastravecë etj. Për disa është një vakt i bollshëm, por pa e kuptuar jemi duke dëmtuar organizmin.

Ekspertë të fushës thonë se domatet treten më shpejt nga mekanizmat tretës të stomakut, ndërsa kastraveci kërkon një kohë më të gjatë.

Deri këtu çdo gjë është në rregull, por produktet që çlirohen gjatë tretjes së domateve, mund të fermentojnë kastravecin.

Si rrjedhojë, vështirësohet më shumë tretja e tij, grumbullohen edhe mikroorganizma të tjerë. E thënë shkurt, kjo gjë nuk i bën aspak mirë stomakut, i cili rrezikon të dëmtohet rrezikshëm.

Qëndrimi i ushqimit të grumbulluar në stomak shkakton gjithashtu edhe erë të keqe të gojës.

Për t’i shmangur vetes këto siklete, hajeni sallatën minimumi 2-3 orë para gjumit, ose nëse nuk i rezistoni dot, të paktën mos konsumoni kastravecë.