Përmbytjet në Francë, evakuohen 1600 veta

2 muaj më parë

Përmbytjet në Francë, evakuohen 1600 veta

Përmbytjet e mëdha kanë sjellë evakuimin e 1,600 njerëzve, shumica prej të cilëve kampistë , në Francën jugore, thonë zyrtarët.

Një 70 vjeçar gjerman i cili mbikqyrte fëmijët në kamp është i humbur.

Zonat më të goditura janë Gard, Ardeche dhe Drome. Më shumë se 400 zjarrfikës dhe policë, si dhe katër helikopterë, janë vendosur në këto zona.

Përmbytjet vijnë pasi Franca jugore dhe shumica e Evropës përjetuan një mot të nxehtë.

Në një kamp veror në Saint-Julien-de-Peyrolas, 119 fëmijë u evakuan.

Gjermani in zhdukur po mbikqyrte fëmijët në kamp.

I bllokuar nga një përrua që po vinte me shpejtësi të madhe, ai kërkoi strehë brenda makinës së tij, por ajo u rrëmbuye nga ujërat. Një operacion kërkim shpëtimi po punon për gjetjen e tij.

Disa njerëz janë dërguar në spital me dëmtime të lehta.