Për 6 muaj, 500 femra viktima të dhunës në familje

2 muaj më parë

Për 6 muaj, 500 femra viktima të dhunës në familje

Numri i madh i femrave që bien pre e dhunës në familje çdo vit po shtohet. Përveç dhunës nuk është i vogël numri i atyre femrave që përfundojnë të vdekura nga ish-bashkëshortët. Njohës të çështjeve të sigurisë dhe të të Drejtave e Lirive të Njeriut pohojnë se organet përgjegjëse në vend po tregohen joserioze në parandalimin e vrasjeve në rastet e dhunës në familje, shkruan “Zëri”.

Diana Kastrati, Dafina Zhubi dhe Valbona Marku-Nrecaj bashkë me vajzën e saj 9-vjeçare janë vetëm disa nga femrat jeta e të cilave është marrë nga ish-bashkëshortët ose nga të afërmit e tyre. Rastet e dhunës në familje, që zakonisht viktima janë femrat,  jorrallë kanë përfunduar me  vrasjen e tyre.

Rasti i vrasjes së Valbona Marku-Nrecajt dhe i vajzës së saj ditë më parë nga kryefamiljari Pjetër Nrecaj ka tronditur vendin. Megjithatë, rastet e dhunës në familje viteve të fundit janë shtuar dukshëm.

Sipas të dhënave zyrtarë të Policisë së Kosovës vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti në Kosovë janë evidentuar mbi 600 raste të dhunës në familje, ku viktimë e dhunës në shumicën e rasteve janë femrat.