Pas SHBA-së edhe BE kërkon prokuror të përkohshëm në Shqipëri

1 javë më parë

Pas SHBA-së edhe BE kërkon prokuror të përkohshëm në Shqipëri

Pas ambasadorit të SHBA-së në Tiranë Donald Lu, edhe prezenca e Bashkimit Evropian në Shqipëri kërkon Prokuror të Përkohshëm.

Në një njoftim për shtyp, BE thotë se Kuvendi duhet të procedojë në respekt të plotë të ligjit.

“Ligji për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë parashikon dispozita të qarta transitore – siç konfirmohet nga EURALIUS dhe OPDAT në opinionin e tyre në Kuvend. Ne e ftojmë Kuvendin të procedojë në respekt të plotë të ligjit”.