“Pas operacionit e lash edhe të dashurin”

8 muaj më parë

“Pas operacionit e lash edhe të dashurin”

Ajo është një nga këngëtaret ku në vitin që lam pas i’u kushtua mjaft vëmendje.

Kjo për shkak të ndryshimit drastik në trupin e saj. Bëhet fjalë për këngëtaren Big Mama, e cila bëri një ndërhyrje në stomak dhe si pasojë humbi shumë kilogramë. Ndërsa e ftuar në “Prive”, Bigu është shprehur se pas operacionit ndihet si e rilindur pasi ka hequr dorë nga shumë gjëra. “Kam hyrë me këmbët e mia në operacion.

Filmova edhe veten, po kisha frikë. I thoja vetes: Po sikur të vdes? Por tani kam rilindur. Më është ndryshuar komplet jeta. E kam lënë cigaren, kam lënë alkoolin, kam lënë ushqimin, kam lënë dashnorin, të gjitha i kam lënë”, u shpreh këngëtarja. Ndërsa më tej ajo foli edhe për për ish-partnerin, për të cilin u shpreh se lidhja nuk funksionoi.

“E përjetova një lidhje, i tregova të gjithëve sepse kjo lidhje ishte seroze, e dinte edhe familja ime. Ishim në një lidhje gati 1-vjeçare, e pamë që nuk funksiononte, nuk patëm gjuhën e përbashkët, ishim tipa të ndryshëm dhe vendosëm ti japim fund”, përfundoi Bigu.