Pacolli përfundon vizitën në Iowa, krenohet me konsullatën e Kosovës

6 ditë më parë

Pacolli përfundon vizitën në Iowa, krenohet me konsullatën e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli e ka përfunduar vizitën në Iowa të SHBA-së  me një takim më kryetarët e komunave që tani janë binjakëzuar me komunat e Kosovës ( Gjakova, Peja, Vushtrria dhe së shpejti edhe Prishtina).

“Dua të falënderoj stafin e konsullatës së Republikës së Kosovës, Konzullin gjeneral Xhavit Gashin,diplomaten Arbrije Shabani dhe asistenten administrative Rinora Jelliqi për punën fantastike ne përgatitjen dhe realizimin e kësaj vizite. Dhjetëra takime dhe vizita ishin të përgatitura në mënyrë profesionale të cilat u realizuan me sukses”, ka shkruar Pacolli në profilin e tij në Facebook.

Definitivisht, sipas tij, puna e kësaj Konsullate duhet të shërbej si shembull i mirë, si duhet t’i shërbehet atdheut./AktivPress