Opel Adami, Karli dhe Cascada shuhen më 2019

4 ditë më parë

Opel Adami, Karli dhe Cascada shuhen më 2019

Rekonstruktimi i Opelit po vazhdon me ndryshime të mëdha të prezantuara sot nga kompania.

Brendi gjerman do të shuajë modelet Adam, Karl dhe Cascada për një vit, dhe si pjesë e planit “Pace”, Opeli do të lansojë tetë modele krejtësisht të reja ose të rifreskuara në vitin 2019 dhe 2020.

Prodhuesi shpreson që kur të përfundojë ky proces, kompania të ketë linjën më të re të automobilave në tregun evropian.

Kompania planifikon që vitin e ardhshëm të lansojë gjeneratën e re të modelit Vivaro vitin e ardhshëm, krahas modelit të ri Corsa. Pas tyre vjen Mokka X i ri, ndërsa do të ketë edhe versione hibride të modelit Grandland X, por edhe version tërësisht elektrik të Corsas.