Oferta e BE-së që ishte refuzuar nga gjashtë presidentët e republikave jugosllave (Video)

2 javë më parë

Oferta e BE-së që ishte refuzuar nga gjashtë presidentët e republikave jugosllave (Video)

Ish- presidenti i ndjerë i Maqedonisë, Kiro Gligorov, kohë më parë kishte rrëfyer një ofertë, sipas tij marramendëse, që kishte marrë Jugosllavia në vitin 1990 nga Brukseli.

Ofertë kjo që ishte refuzuar nga gjashtë presidentët e republikave jugosllave, të cilët preferuan të vazhdojnë të luftojnë mes vete.

“Treshja Europiane – e përbërë atë kohë nga shefi i diplomacisë së Luksemburgut, Zhak Pos, si kryetar i Këshillit të Ministrave të Komunitetit Europian (vetëm disa vjet më vonë do të bëhet Bashkimi Evropian), i ndjekur nga homologu i tij holandez Hans van den Bruk dhe Presidenti i Komisionit Evropian, Zhak Delor erdhën në Jugosllavi në fund të vitit 1990 në mënyrë që të na bëjë një ofertë që edhe budallai më i madh nuk do mund të ta refuzonte”.

“Të tre ata qëndronin nga njëra anë e tryezës, dhe nga ana tjetër gjashtë presidentët e republikave federale jugosllave. Delore, si autor i planit dhe propozimeve të Komunitetit Europian, ua shpjegonte atyre se çka janë ata në gjendje të bëjnë dhe të japin nëse pranojmë të qëndrojmë në njëfarë formë si komunitet, si Jugosllavi. Pra, për të kuptuar saktë se çfarë po ndodhte në atë moment: ata dëshironin të na bashkonin për të bërë atë që është e mira për ne”, rrëfen Gilorgov, transmeton InfoPress.

Delore thotë: “KE është e gatshme të njohë anëtarësimin e Jugosllavisë në KE në të njëjtën kohë si një vendim politik; Së dyti, na ofron një program prej 5.5 miliardë dollarë është dhe prezanton edhe dhjetë pika tjera të ofertës, të gjitha, shumë të favorshme”.

Të gjithë presidentët republikanë heshtën, dhe pastaj filluan njëri pas tjetrit ta refuzojnë këtë ofertë.

Tugjman tha se për kushedi sa miliarda nuk mund të heqë dorë nga ideja që tani ushqen gjithë kombi kroat, që ata pas një mijë vjet të rimëkëmbin shtetin kroat, Millosheviq tha se ai dëshiron ose federatë të plotë dhe të fortë ose asgjë, Izetbegoviq, mjaft i moderuar, tha se ata nuk munden as pa Beogradin as pa Zagrebin për shkak se në BeH jetojnë tri kombe që do të dëshironin të mbeteshin një entitet i veçantë dhe pjesa tjetër nuk tha asgjë.

Treshja, pas konsultimeve, fillon të mbajë bisedime një-orëshe me secilin president veçmas, por të dërguarit nga Brukseli përfundimisht thanë se nuk ka pëlqim, duke deklaruar se iu vjen keq për refuzimin tonë.