Njerëzit e pasur zgjedhin shokët më ndryshe

9 muaj më parë

Njerëzit e pasur zgjedhin shokët më ndryshe

Në hulumtimin e tij të gjatë për librin e tij “Change Your Habits Change Your Life”, Tomas Corley thotë se ka gjetur një nga gjërat më të rëndësishme që njerëzit e pasur dhe të suksesshëm e bëjnë, është aftëësia e tyre që disi të lirohen nga tendenca njerëzore për krijimin e pavetëdijshëm të raporteve me të tjerët.

Sipas hulumtimit të tij të titulluar “Shprehitë e të Pasurve”, në të cilën, ai ka intervistuar 177 milionerë të vet-bërë, shumë kohë para se të bëheshin të pasur, ata kishin bërë vetëm përpjekje të qëllimshme dhe të vetëdijshme që të krijojnë raporte vetëm me individët si të cilët ata kishin aspiruar të bëhen, pra me njerëzit tjerë të pasur dhe të suksesshëm.

Njerëzit që mund të ju ndihmojnë të krijoni lidhje të pasura kanë një apo më shumë nga këto karakteristika:

-shprehitë e mira

-një pikëpamje pozitive mendore

-besueshmëri

-qëndrim inkurajues

-besnikëri fanatike

-stabilitet financiar

-etikë të punës së zellshme

-përgjegjësi individuale

-dispilinë dhe fuqi të fortë vullneti

-pasion dhe entuziazëm

-mirënjohje