Një hap më afër drejt zbulimit të ilaçit kundër rënies së flokëve

2 javë më parë

Një hap më afër drejt zbulimit të ilaçit kundër rënies së flokëve

Një kurë potenciale për rënien e flokëve është zbuluar duke e përdorur një ilaç që kryesisht përdorej për trajtimin e osteoporozës.

Hulumtuesit kanë zbuluar se ilaçi ka efekt dramatik në gjëndrat e qimeve, duke i stimuluar ato të rriten.

Lideri i këtij projekti hulumtues, Dr. Nathan Hawkshaw, nga Universiteti i Mançesterit, ka thënë se ky zbulim mund të bëjë ndryshim në jetët e njerëzve që vuajnë nga rënia e flokëve.

Për momentin janë vetëm dy lloje të ilaçeve të cilat e trajtojnë rënien e flokëve, ndërkaq që të dyja kanë efekte anësore dhe nuk janë gjithmonë efikase, duke i nxitur pacientët që t’i rikthejnë flokët përmes ndërhyrjeve kirurgjike.

Hawkshaw ka treguar për BBC se duhet të kryhen hulumtime më të hollësishme për të parë nëse vërtet trajtimi është efektiv dhe i sigurt për njerëzit. /Telegrafi