Nisin procedurat për vendosjen e banderolave në miellin e prodhuesve kosovarë

1 javë më parë

Nisin procedurat për vendosjen e banderolave në miellin e prodhuesve kosovarë

Kryeministri Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e shoqatës së prodhuesve të miellit, me të cilët bisedoi për situatën më të fundit në këtë sektor dhe për vendosjen e banderolave në produktet e miellit.

Kryeministri Haradinaj e vlerësoi si hap të rëndësishëm vendosjen e banderolave përmes të cilave do të jetë më e lehtë të kontrollohet cilësia e miellit, informaliteti në ekonomi dhe prodhimi vendor, masa këto që ndikojnë drejtpërdrejtë në shëndetin e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik.

Në takim ku të pranishëm ishin edhe ministri i Financave, Bedri Hamza, drejtori i Doganës, Bahri Berisha dhe drejtori i Odës Ekonomike, Safet Gerxhaliu, u dakordua që Ministria Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe shoqatën e prodhuesve të miellit të fillojnë procedurat për zbatimin e vendosjes së banderolave.

Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës do të ndihmoj të gjithë prodhuesit vendorë përmes masave lehtësuese, dhe heqjes sa barrierave të panevojshme të cilat do të ndikojnë në efektivitetin e bizneseve dhe rritjen e vendeve të reja të punës./AktivPress