Nëse ju ka marrë malli për tullumba, ja sa lehtë mund t’i përgatisni vetë

5 muaj më parë

Nëse ju ka marrë malli për tullumba, ja sa lehtë mund t’i përgatisni vetë

Janë padyshim një nga ëmbëlsirat më të mira me sherbet që mund të ekzistojnë. Shumë prej jush po pyesin veten “Do të na e jepni recetën apo çfarë” dhe në fakt, jo më kot jemi këtu!

Ky artikull i dedikohet adhuruesve të ëmbëlsirave, për të cilët, ne të Revista Shije kujdesemi shumë të plotësojmë çdo kërkesë tyren. Tani jeni gati? Po fillojmë…

Përbërësit:

2 gota ujë

2 gota qumësht

6 lugë gjelle vaj

4 vezë

1 lugë çaji pluhur pjekjeje

400 gr miell

pak kripë

Për sherbetin:

700 gr sheqer

500 ml ujë

disa feta limoni

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim sherbetin, të cilin e ziejmë për 15 minuta dhe më pas e lëmë të ftohet.

Pastaj vlojmë ujin bashkë me qumështin e vajin dhe me disa kokrra kripë.

Shtojmë gradualisht miell dhe e përziejmë me pluhur pjekjeje. Vazhdojmë derisa të fillojë të ndahet nga tenxherja.

Pastaj e largojmë nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. Pas ftohjes së brumit shtojmë vezët një nga një dhe miksojmë derisa të përftohet një brumë homogjen.

Me brumin e përgatitur mbushim shiringën e posaçme për tullumba.

Tullumbat piqen fillimisht në temperaturë të lartë. Pastaj temperatura ulet në mesatare dhe vazhdojmë i pjekim duke i rrotulluar në të gjitha anët.

Tullumbat e pjekura i hedhim direkt në sherbetin e ftohtë. Ju bëftë mirë!/Shije.al