Ndikimi rus, sfidë e re për shtetet e Ballkanit

1 javë më parë

Ndikimi rus, sfidë e re për shtetet e Ballkanit

Senatori amerikan Chris Murphy thotë se shtimi i ndikimit rus në Ballkan është një sfidë e re për rajonin, ndërkohë që këto vende kërkojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.

Në një forum të organizuar në Uashington nga Instituti SAIS dhe Dhoma amerikane e Tregtisë për marrëdhëniet transatlantike, senatori demokrat kritikoi mungesën e një qëndrimi të qartë amerikan ndaj Rusisë, që duket se po lëkund angazhimin amerikan në Ballkan.