Ndalohet reklama e Volkswagen Polo të ri në Britani

2 javë më parë

Ndalohet reklama e Volkswagen Polo të ri në Britani

Reklama e Volkswagen e cila shfaq sistemin e sigurisë së Polo’s së re është ndaluar në Britaninë e Madhe, pasi autoritetet vendosën se ajo promovon që shoferët të mbështeten në teknologjinë e asistencës së shoferëve.

Kjo reklamë paraqet se si një djalë rritet duke pasur aksidente të ndryshme si me biçikletë pastaj më vonë edhe me motorë para se të bëhet i moshës madhore, ku vozit Polon e tij së bashku me babanë e tij nervozë në ulësen e pasagjerit, transmeton koha.net.

Kjo reklamë demonstron sistemin për ‘këndet e vdekura’ ku për pak sa nuk bënë aksident e po ashtu sistemin e frenimit emergjent, i cili i ndihmon atij për të shmangur shkeljen e një këmbësoreje.

Gjashtë njerëz janë ankuar për këtë reklamë te Autoritetet për Standardizimin e Reklamave, të cilët pohojnë se kjo reklamë inkurajon shoferët drejt vozitjes së rrezikshme të veturës për të shfaqur karakteristikat e sigurisë së veturës e për përfitime të tyre.

Volkswagen ka hedhur poshtë këtë pretendime, duke thënë se asgjë në reklamë “inkurajon për vozitje të rrezikshme, të pakujdesshme apo të papërgjegjshme”, transmeton koha.net.

Kompania gjermane ka përshkruar shoferin si “të ngathtë e të pafat”, e i cili është bërë i dukshëm nëpërmjet skenave “tejet të ekzagjeruara”.

VW gjithashtu ka thënë se do të ishte e pamundur të reklamoheshin teknologjitë e tilla të sigurisë, si ato të paraqitura në reklamë, pa treguar situata potencialisht të pasigurta.

Megjithatë autoritetet britanike nëpërmjet një deklarate kanë thënë se “Ne konkluduam se varësia nga sistemet e avancuara të sigurisë ekzagjeronte tiparet e sigurisë së veturës dhe se ajo nxit vozitje të papërgjegjshme e cila është shkelje e Kodit”.

“Kjo reklamë nuk duhet të shfaqet në formën e tanishme. Ne i kemi thënë Volkswagenit që të mos inkurajojë vozitje të papërgjegjshme për të ekzagjeruar karakteristikat e sigurisë së veturës për përfitime”.

©