Morena takohet me një njeri shumë të famshëm

5 ditë më parë

Morena takohet me një njeri shumë të famshëm

Karrierën e nisi në spektakle të bukurisë mirëpo përfundoi në tregun e muzikës.

Morena Taraku duket se së shpejti do të shpalosë surprizën e saj për fansat pasi që këngëtarja ka shkuar në Turqi dhe ka nisur xhirimet e klipit të këngës së re.

Këngëtarja së bashku me, DJ PM dhe DJ Dagz ka nisur punën për klipin e ri dhe po ashtu vizitën në Turqi kjo treshe e kanë shfrytëzuar edhe për gjëra të tjera.

Ata janë takuar me kuzhinierin më të famshëm në botë, Nusret Gokce i cili u bë i famshëm më videot e tij duke përgatitur dhe prerë mish. Morena në Insta Story ka publikuar imazhe të ndryshme nga Turqia në të cilat shihet së është duke u argëtuar mjaftë shumë./21Media