Miratohet projektligji për mësimdhënësit e viteve të ‘90-ta

4 ditë më parë

Miratohet projektligji për mësimdhënësit e viteve të ‘90-ta

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, me gjithë debatin e gjatë nga deputetët, është miratuar me 71 vota për, 1 kundër dhe 2 abstenime.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyçi, e ka quajtur këtë projektligj të një rëndësie të veçantë.

“Qëllimi i nxjerrjes së këtij është njohja dhe përcaktimi i të drejtave të punëtorëve të arsimit shqip të Kosovës që punuan nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99. Përcaktimi i statusit dhe njohja e stazhit në përkrahje financiare përmes pensioneve dhe beneficionet e veçanta për kategoritë që ndërtuan sistemin arsimor shqip të Kosovës prej vitit shkollor 91 deri 99. Fushëveprimi i ligjit është i përcaktuar si status i beneficiuar me përkrahje financiare. Mësimdhënësit, bashkëpunëtorët profesional, personali menaxhues dhe teknik të shkollave dhe universitetit të Prishtinës. Gjithashtu në këtë beneficion përshihen edhe gjithë këshillat komunale të arsimit dhe këshillat qendrore”, tha Bytyçi, përcjell kp.

Shefi i grupit parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, ka thënë se Kosovës i duhet një kod pensional tre shtyllës, e jo trajtim i veçantë i secilës kategori me ligje të veçanta.

“Nëse duam që secilin grup të interesit ta trajtojmë me ligj partikular të veçantë dhe asnjëherë mos të futemi në diskutime të vështira të ndërtimit të sistemit pensional atëherë do të përfundojmë në këso deklarata popullsitë, ku askush nuk donë që të merret me temën e vështirë e që është ndërtim i mirëfilltë i sistemit pensional. Ndërtojeni fondi pensional i cili paguan pensionet edhe për këtë kategori, por edhe për kategoritë tjera të cilat janë me ligje, gjashtë ligje tjera, por edhe për ato që nuk janë të përfshira në asnjë ligj. Pra viti 1990 deri 1999, me gjithë respektin, mundin dhe sakrificën e gjithë mësuesve ka edhe kategori tjera që nuk janë të përfshira këtu, e gjithashtu kanë qenë pjesë e një sistemi i cili ka mirëmbajtur rezistencën paqësore qoftë gjatë luftës që nuk po përfshihen”, theksoi Sejdiu.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, tha se dëshiron që ky ligj të jetë i fundit ku qeveritë dhe ish kryeministrat apo edhe kryeministrat e ardhshëm bëjnë foto sa për të thënë dhe i keqpërdorin sindikatat.

“Nuk diskutohet vota për e deputetëve të AAK-së, sepse jo vetëm që është obligim, por edhe më shumë. Prandaj po ua rikujtoj që në kohën kur Kuvendi kishte organizuar një debat dhe kishte rekomandime për Qeverinë, kishte dy takime komisioni në vitin 2013 e që e obligonte Qeverinë që në afatin prej tre muajve ta sjell projektligjin në Kuvend. Po ua rikujtoj që Qeveria e kaluar Mustafa që vetëm fotografi bënte me sindikatat dhe nënshkruante por nuk e merrte mundin ta bënte hapin e parë për ta sjellë në Kuvend këtë projektligj”, theksoi ajo.

Deputeti i LDK-së, Naser Osmani, ka thënë se punëtorët e arsimit në periudhën e viteve 1989-99, kanë marrë paga, dhe ato mjete janë siguruar nga diaspora dhe familjet në Kosovë rreth 150 milionë marka.

“Ajo që është evidente është për këtë periudhë punëtorët e arsimit kanë marrë pagë, kanë marrë pagë varësisht prej viteve kur ka hyrë në financim të kësaj kategorie. Por në fund kemi harru që të sigurojmë një pagë prej 120 euro, që është fjala për diku 21 mijë punëtorë të arsimit që kanë qenë të kyçur. Për me qenë më konkret, nga këto mjete që janë grumbulluar nga diaspora e Kosovës, që kanë ardhur nëpërmjet n jë qeverie të Republikës së Kosovës, por edhe pjesa dërmuese që janë grumbulluar në Kosovë nga familjet që kanë ndarë nga pagat, nga të hyrat e tyre. Me fjalë të tjera për këtë periudhë janë ndarë punëtorëve të arsimit, në të gjitha këto nivele 147 milionë e 598 mijë e 584 marka. Duke pasur parasysh se janë pagauar edhe një pjesë të shpenzimeve të punëtorëve të arsimit, shpenzimet materiale të shkollave janë ndarë edhe plus 607 mijë 901 marka. Gjithsej për këtë pe riudhë janë grumbulluar 169 milionë e 990 mijë e 274 marka”, ka thënë Osmani.

Deputeti nga PDK, Zenun Pajaziti, ka thënë se ky projektligj është shumë mirë që më në fund po trajtohet.

“Unë kërkoj, mendoj që është një moment i mirë, meqenëse u thasë ka edhe shumë kategori të tjera që duhet me u trajtuar, që gjatë leximit, deputet e partive politike të kenë qëndrime të sakta dhe të arrihet një farë konsensusi, sepse do të përballemi me sfida tjera. Ne si Parlament kemi votuar edhe një projektligj të ngjashëm, për ta kompensuar një kategori edhe më të ndjeshme, të burgosurve politik dhe e mira e asaj pune ka qenë gjatë implementimit të nuk kemi pasur abuzime, sikur që ka qenë me listat e veteranëve”, theksoi Pajaziti.

Ndërsa, ministri i Financave, Bedri Hamza tha se me vëmendje e ka ndjek debatin për punonjësit e arsimit, dhe vlerëson lartë kontributin e punonjësve të arsimit.

“Qëndrimi i im i vetëm dhe i drejtë është me ju lutë për kujdesë se nuk e di, nuk jam i sigurt sa kemi me mundur me i qëndrua presionit prej kategorive të tjera. Sa është e drejtë më me rezistua në rastet tjera. Andaj, ju lutna për kujdesin për ruajtjen e stabilitetit makrifiskal të evdnit”, ka thënë Hamza.