Ministri kosovar, agjërues i rregullt i Ramazanit

4 ditë më parë

Ministri kosovar, agjërues i rregullt i Ramazanit

Ai njihet si  agjerues i rregullt i Ramazanit.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, nuk e kishte lën Ramazanin as në ditët kur ky muaj kishte rënë në kohën e fushatës.

Edhe pse tani është ministër i Jashtëm me aktivitete të shumta, Pacolli edhe këtë vit po agjeron, shkruan Magazina.al

Ai dje përmes një urimi, ka bërë të ditur se edhe këtë vit është agjerues.

Motra dhe Vëllezër të dashur. Kam kënaqësinë t’ju uroj muajin e shenjtë të Ramazanit, i cili për ne muslimanët fillon nesër. Gjatë këtij muaji të bukur, ju uroj të gjithëve lumturi, harmoni dhe shëndet në shtëpitë e juaja. Gjithë agjëruesëve i uroj agjërim të lehtë. Të solidarizohem me çdo kënd në nevojë, dhe të respektojmë njëri tjetrin”, ka shkruar Pacolli në urimin e tij.