Mina: M’u rrëqeth trupi kur e takova Messin për herë të parë

6 muaj më parë

Mina: M’u rrëqeth trupi kur e takova Messin për herë të parë

Blerjes së re të Barcelonës, Yerry Minas, i është rrëqethur trupi kur është takuar me, siç thotë ai, më të mirin në botë, Lionel Messin, për herë të parë që prej transferimin në klubin katalan.

Barcelona njoftoi të enjten për blerjen e mbrojtësit kolumbian nga Palmeiras për 11.8 milionë euro, i cili ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare e gjysmë, transmeton Express.

23-vjeçi është i lumtur që i është bashkuar një klubi që ka top talentë, si dhe ka dhënë detaje rreth takimit të parë me Lionel Messin dhe Luis Suarezin.

“Për mua, ai [Messi] është më i miri në botë. Përshtypja e parë që ma la ai gjatë takimit ishte përulësia që kishte. M’u rrëqeth trupi kur m’u afrua Messi me Suarezin në zhveshtore”, ka thënë Mina. /Express/