“Metallica” sërish me flamurin shqiptar (Foto)

3 muaj më parë

“Metallica” sërish me flamurin shqiptar (Foto)

Grupi më i famshëm i muzikës Heavy Metal Metallica, pak muaj pasi ka publikuar foto me flamurin shqiptar në duar gjatë ditëve të turit të tyre të fundit në Britani, sërish ka bërë të njëjtën gjë.

Grupi legjendar i rock-ut ‘Metallica’, ka publikuar në faqen zyrtare të grupit një video gjatë provave për koncertin e tyre të radhës në Bolonja të Italisë.

Në videon e publikuar shfaqen anëtarët e grupit duke performuar, ndërkohë që flamuri kuqezi ndodhej i varur pas tyre.

Nuk dihet nëse flamuri është vendosur nga grupi, apo ndonjë shqiptar që është fans i tyre.

/tch