Messi: Fitorja në Kupën e Botës, më shumë dëshirë se sa obligim

2 muaj më parë

Messi: Fitorja në Kupën e Botës, më shumë dëshirë se sa obligim

Ylli i Argjentinës, Lionel Messi, ka thënë se e ndjen më shumë si dëshirë se sa si obligim që ta fitojë Kupën e Botës me Argjentinën.

“E meritojmë të jemi atje shkaku i historisë sonë ndonëse na kushtoi shumë në Kupat e fundit të Botës që t’i kalojmë ato runde por duhet të jemi aty prapë”, tha Messi.

“Është më shumë dëshirë shkaku i të gjithë asaj nëpër të cilën kemi kaluar, se sa që është një obligim”.

“Jemi të parët që duam të bëhemi kampionë në Rusi”, vijoi ai në intervistën e dhënë për TyC Sports.