Messi dëshiron Odriozolan te Barcelona

3 muaj më parë

Messi dëshiron Odriozolan te Barcelona

Ylli i skuadrës, Lionel Messi beson se klubi i tij, Barcelona, duhet ta transferojë talentin spanjoll të Real Sociedadit, Alvaro Odriozola, i cili pëlqehet mjaft shumë edhe tek rivalët e urryer të Real Madridit.

Messi zgjeron agjendën e Barcelonës. Pas nënshkrimit të Philippe Coutinhos dhe Yerry Minas, në dhomën e veshjes të klubit azulgrana pyesin veten se çfarë lojtarësh do të jenë në gjendje të arrijnë verën e ardhshme.

10-shi i Barcelonës, Messi nuk dëshiron që klubi të nxitojë dhe të kryejë operacione galaktike që do të lëndojnë më shumë se sa që do të ndihmojnë në dhomat e zhveshjes.

Kjo është arsyeja pse ylli argjentinas ka vënë në dukje dy lojtarë që mendojnë se mund të përmirësojnë skuadrën dhe do të jenë të përkryer për modelin që klubi ndjek.

Odriozola gjatë një dueli me Agollin në debutimin e tij me Spanjën

Sipas Messit, ekipi ka nevojë për një mbrojtës të djathtë, pasi Aleix Vidal do të largohet dhe Sergi Roberto luan më mirë në mesfushë. Kështu, vetëm Nelson Semedo do të mbetet si alternativë për atë pozitë.

Mediumi spanjoll Don Balon raporton se për këtë pozitë Messi ka vënë në dukje Odriozolan e Sociedadit si një nga kandidatët kryesor për tu transferuar.

Lojtari spanjoll i Sociedadit ka një të ardhme të madhe përpara, edhe pse Florentino Perez dhe Real Madridi ia kanë vënë tashmë syrin.

Messi beson gjithashtu se ekipi ka nevojë edhe për një mesfushor të ri. Busquets nuk ka sot një zëvendësues natyror dhe argjentinasi mendon se nevojitet një lojtar i ri në atë pozitë. /Telegrafi/