2 muaj më parë

Mediat në kthetrat e autokratëve

Mediat në kthetrat e autokratëve

Shkruan: Volker Wagener

Na erdhi një letër nga Hungaria. Një ish-zyrtar i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hungarisë i ka shkruar Deutsche Welles, se si ai dhe mijëra të tjerë humbën vendin e punës në vitet e fundit. Ai do të dëshironte të paraqiste sfondin e largimit nga detyra dhe nxjerrjen masive në rrugë të zyrtarëve të papreferuar dhe gazetarëve në Hungarinë e Orbanit.

Dhe pyet a mund ta botojë Deutsche Welle këtë…Po mundemi. Kjo edhe sepse nuk është e mundur për të në vendin e tij. Nuk ia boton më kush. Dhe nëse po, atëherë e ardhmja e kësaj medieje është vënë në rreth të kuq.

Letra nga Budapesti dhe raporti vjetor për lirinë e shtypit në botë të Reporterëve pa kufi puqen me njëra-tjetrën. Hungaria, dikur prototipi i një vendi shembullor europianolindor bie me 50 vende në rangun e 73 në çështjet e lirisë së shtypit. Edhe në vende të tjera të Europës Lindore e Juglindore gjendja nuk është më e mirë, madje më keq.

Bullgaria: Vendi me më shumë probleme president i radhës në BE

Ndërkohë në Maltë dhe Sllovaki mund të lësh edhe jetën në kërkim të së vërtetës. Ose ndryshe për të mbajtur nën rrogot të vërteta të pakëndsme, shkelje kriminale politike kryhen vrasje. Thënë shkurt: Europa në lindje të Perdes së dikurshme ideologjike-politike është sërish një territor medial në krizë. E kush thotë se probleme ka vetëm në Afrikë dhe Azi?

Këtë e ilustron më qartë “pacienti bullgar”. Vendi që ka presidencën e radhës në BE qëndron në vendin e 111 nga 178 vende në listën e lirisë së shtypit të Reporterëve pa kufij. Në fund të vendeve europiane. Me vendin e 15 as ne gjermanët nuk duhet të hapim shumë gojë duke dhënë leksione. Sepse ky rezultat nuk shkon me vetëdijën tonë si nxënësit më të mirë të klasës.

Wagener Volker Kommentarbild AppVolker Wagener

Por sidomos BE e ka një problem. Kur presidenti francez, Emmanuel Macron kërkon të ndajë unionin ekonomikisht në dy pjesë me shpejtësi të ndryshme, kjo vlen në radhë të parë për realitetin medial. Pikërisht vendet e Vishegradit, në stekën lindore pak a shumë elitare, ndërhyjnë paturpshëm në zanatin e fjalës së lirë. Hungaria zë vendin e 71, Polonia vendin e 58 në këtë listë, Sllovakia të 27-in, Çekia vendin e 24 –  një dëftesë e dobët për ndërgjegjen e këtyre vendeve që e vendosin veten në zemër të Europës.

Zërat alternativë nga jashtë me peshë të re

Javën e shkuar një medie e bindur ndaj Orbanit publikoi një “listë të zezë të gazetarëve”. Në rend të parë të korrespondetëve të padëshiruar ishte reporteri i Deutsche Welles, Keno Verseck. Lista është një sinjal i dyfishtë. Ajo nuk qëndron vetëm simbolikisht për realitetin mediatik hungarez, sipas motos së Orbanit, që kërkon të praktikojë demokracinë iliberale, por me konsekuencë kërkohet të bëhet “iliberal” edhe peizahi mediatik.

Sinjali tjetër është ai që Brukseli, Parisi e Berlini duhet ta regjistronin. Radioja e jashtme në epokën digjitale mund të përjetojë një bum të ri. Si një zë alternativ nga jashtë. Kur në Poloninë e partisë PiS apo Hungarinë e Fidesz instalohen faktikisht autokratë, që monopolizojnë për veten “të vetmet të vërteta ekskluzive”, atëherë duhen alternativa të tjera. Jo më kot së fundmi në Berlin janë krijuar disa qarqe gazetareske për vendet nga Lindja. Dikur ne këta i quanim disidentë./DW