“Mamacita” kënga e re nga Fero dhe Sparksi

2 muaj më parë

“Mamacita” kënga e re nga Fero dhe Sparksi

Dy anëtarët e labelit të  “On Records”, Fero dhe Sparksi do të publikojnë sot në ora 18:00 projektin e ri muzikor të cilin ka kohë që e kanë paralajmëruar.

Kënga e cila mban titullin “Mamacita” do të vijë e shoqëruar me një videoklip me skena provokative. Kjo këngë ishte planifikuar që të publikohej dje, mirëpo Fero përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka treguar se “Mamacita” do të vijë sot.

Kujtojmë se ditë më parë ka bërë xhiron e rrjetit një video ku moderatorja e njohur, Roza Lati e puthi Feron në buzë gjatë emisionit të saj./21Media