Makina më e shpejtë e drejtuar me telekomandën e PlayStation

2 javë më parë

Makina më e shpejtë e drejtuar me telekomandën e PlayStation

Një makinë Nissan GT-R ka xhiruar në pistë e drejtuar vetëm me një telekomandë PlayStation-i.

Makina u modifikua në timon, gaz dhe frena për t’u drejtuar nga një “PlayStation4 DualShock4”, ndërsa djali që kishte këtë telekomandë në dorë e drejtoi automjetin Nissan nga një helikopter mbi pistën angleze të Silverstonit.

Makina arriti shpejtësinë 211 km/h dhe sipas Nissan, kjo është shpejtësia më e lartë që ka arritur ndonjëherë një makinë e drejtuar në distancë nga një telekomandë./tch