“Lufta është e pashmangshme”

1 javë më parë

“Lufta është e pashmangshme”

Koreja e Veriut deklaroi se ushtrimet dhe kërcënimet e SHBA-së kanë bërë që shpërthimi i luftës të jetë një fakt i pandryshuar.

Stërvitja vjetore amerikane dhe koreano jugore e quajtur “Vigilant Ace” ka shfaqur 230 avionë, duke përfshirë edhe avionët më të avancuar të ushtrisë së SHBA-së. Kjo stërvitje do të përfundojë të premten.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Veriut fajësoi stërvitjet dhe “luftimet konfrontuese” nga zyrtarët e SHBA-së, duke thënë se lufta është e pashmangshme.

“Çështja e mbetur tani është: se kur do të shpërthejë lufta?” , tha zëdhënësi të mërkurën vonë në një deklaratë për agjencinë e lajmeve të Koresë së Veriut ” KCNA”./AktivPress