Lladrovci padit Milaim Zekën, kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim

4 ditë më parë

Lladrovci padit Milaim Zekën, kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim

Ramiz Lladrovci, kryetar i Komunës së Drenasit, ashtu siç ka deklaruar një ditë më parë, e ka paditur deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA-s, Milaim Zeka.

Lladrovci e ka paditur në Gjykatën Themelore të Prishtinës deputetin Milaim Zeka për shpifje. Përmes kësaj padie, Lladrovci po i kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim.

Padia e Lladrovcit vije pas deklarimeve të Milaim Zekës në një emision televiziv se: “Ramiz Lladrovci është propozua për kandidat për kryetar në Drenas përmes shantazheve të cilat ja ka ba drejtpërdrejtë Presidentit Thaçi, ekzistojnë 3 letra me nënshkrimin e Ramiz Lladrovcit të vitit 2003, ku Ramiz Lladrovci e akuzon Presidentin Thaçi për vrasjen e Behajdin Allaqit”.