LDK: Me zbatimin e Programit 2018+, do të ndodhë tregimi i madh i Gjilanit

9 muaj më parë

LDK: Me zbatimin e Programit 2018+, do të ndodhë tregimi i madh i Gjilanit

Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës në Gjilan, njëherit nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është mbajtur sot takimi i kryesisë, me qëllim të diskutimit të Programit 2018+.

Në takim u tha se Programi 2018 + për qeverisjen katër vjeçare të Komunës së Gjilanit është program i zhvillimit ekonomik lokal, i favorshëm për bizneset e vogla dhe të mesme dhe i investimeve të mëdha në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, bujqësi, kulturë, rini e sport, përmes të cilit do do të ndodhë tregimi i madh për Gjilanin.

Kryesia e Degës së LDK-së në Gjilan i ka dhënë mbështetje maksimale kryetarit Lutfi Haziri për fillimin e implemetimit të Programit 2018+, për t’ua bërë jetën më të mirë qytetarëve në të gjitha aspektet.

Po ashtu, në takimin e sotëm të kryesisë së Degës, u caktua ekipi për të zhvilluar diskutimet me partitë politike në Gjilan për një qeverisje gjithëpërfshirëse në Kuvendin Komunal./AktivPress