Largimi mes lotësh i Iniestës, Barça zgjedh kapitenin

1 javë më parë

Largimi mes lotësh i Iniestës, Barça zgjedh kapitenin

Barcelona ka programuar të ardhmen e saj, e tashmë ka përzgjedhur edhe kapitenin e ri.

Pas largimit mes lotësh të Andres Iniestës, i cili qëndroi për plot 22 vite në ekipin katalanas, e që tashmë ka zgjedhur ta vijojë karrierën e tij në Japoni, pasardhësi i tij që do të mbajë shiritin e kapitenit do të jetë pikërisht Lionel Messi.

“Numri 10, i cili ka qenë zv.kapiten prej vitit 2015, këtë sezon do të jetë kapiten i skuadrës, duke mbajtur kështu në krah një shirit, që në 10 vitet e fundit ka shkëlqyer në krahët e legjendave të tjera të klubit, si Puyol, Xavi dhe Iniesta”, lexohet në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare të internetit të Barcelonës.

Por, titulli i njoftimit ishte i çuditshëm…“Katër kapitenët e sezonit 2018-2019”.

Kjo nënkupton se, veç gjestit vlerësues kundrejt Messit, Barcelona ka zgjedhur edhe ata që do të qarkullojnë shiritin e kapitenit në rast mungese të “pleshtit”, e janë jo pak por 4 të tillë: Sergio Busquets, Gerard Pique dhe Sergi Roberto.

Por, nëse zgjedhja e 3 të parëve nuk habit aspak, pasi janë ndër lojtarët veteranë të skuadrës në dispozicion të trajnerit Valverde, vlerësimi ndaj Sergi Robertos, i cili u katapultua në ekipin e parë nga viti 2013, është një sinjal i rëndësishëm.

Simbol në fakt se, i ardhuri nga akademia katalanase e futbollit do të jetë një lojtar kyç i Barçës së sotme dhe i së nesërmes./TCh