Ky test bëri që dy gra t`i shpëtonin kancerit

2 javë më parë

Ky test bëri që dy gra t`i shpëtonin kancerit

Christine Bray ishte 30 vjeç në vitin 2010, kur u diagnostikua fillimisht me kancer ovarian.

“Isha në fazën e parë, që do të thotë se kanceri nuk ishte përhapur ende jashtë vezoreve të mia”, thotë ajo.

Por pavarësisht rrezatimeve dhe kimioterapive, kanceri vazhdoi të zhvillohej.

Doktori i saj në Qendrat Mjekësore të Kancerit propozoi një testimin gjenomik. Qelizat e saj të tumorit u dërguan në laborator. Testet e tyre identifikuan mutacione brenda ADN-së të qelizave tumorale të Christine, të cilat tregonin se ajo mund t’i përgjigjej mirë një terapie me drogë të quajtur everolimus (emri: Afinitor).

E mori këtë pilulë çdo ditë dhe pas tre vitesh, kanceri u zhduk.

Çfarë është testimi gjenomik?
Çdo qelizë në trupin tuaj përmban 20,000 deri në 30,000 gjene. Duke shqyrtuar ato gjene për anomalitë ose “mutacionet”, testimi gjenetik mund të përcaktojë nëse përbërja e ADN-së tuaj ju vë në rrezik më të madh për lloje të caktuara të kancerit.
Testi mundet në disa raste të identifikojë mutacionet që mund të reagojnë ndaj opsioneve të reja të trajtimit.

Një tjetër histori suksesi ashtu si e Christine Bray është edhe ajo e Colleen Farrell, një e re vetëm 33 vjeçare që u diagnostikua me kancer të avancuar kolorektal.

“Unë isha Faza 4, kështu që ishte e keqe”, kujton ajo.

Pavarësisht nga rrezatimi dhe kimioterapitë, kanceri u përhap shpejt në mëlçinë e saj dhe në të dy mushkëritë.

Mjekët e saj i treguan për testimin gjenomik dhe se disa njerëz ia kishin dalë.

Tetë javë më vonë, pasi iu nënshtrua terapisë, tumoret nuk u rritën, por filluan të tërhiqeshin./Shije.al