Kush luan me Luanën të shtunën?

5 muaj më parë

Kush luan me Luanën të shtunën?

Moderatorja e njohur Luana Vjollca nuk është më bionde, ose ka vendosur paruke. Gjithsesi bukuroshja e ekranit nesër në mbrëmje do të shfaqet ndryshe në emisionin “Shiko Kush Luan”.

Luana përmes një video në Instagram tregon se i ka bërë flokët çokollatë.  Po, po çokollatë, dhe i shkojnë shumë.

Përveç look-ut të ri Luana na tregon edhe dy skuadrat që do të ndeshen së bashku këtë të shtunë.

Të ftuarit e radhës janë; Soni Malaj, Ervin Bushati, Lorenc Jemini, Denis Dyrnjaja, Delinda Zhupa dhe Manjola Begolli.