Kurti për Deutsche Welle: Duam Kosovë normale dhe Serbi normale

1 javë më parë

Kurti për Deutsche Welle: Duam Kosovë normale dhe Serbi normale

Kosova duhet të ketë të drejtën të mbajë referendum për bashkimin me Shqipërinë.

Këtë e ka thënë Albin Kurti, deputet i Lëvizjes Vetëvendosjes në një intervistë për Deutsche Welle.

Ai ka treguar edhe pse refuzon dialogun në Bruksel dhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Jemi ndarë me Shqipërinë më shumë se një shekull më parë – nga dhuna dhe mënyrës jo demokratike nga fuqitë e mëdha. Ne duam që të kemi të drejtën për tu bashkuar me Shqipërinë në mënyrë paqësore dhe demokratike – kështu ne nuk do të nisnim luftë e tretë në Ballkan”, ka thënë Kurti në intervistën e dhënë në gjuhën serbe.

Gazetari i DW ka vërejtur që në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje, ku është zhvilluar intervista nuk ka pasur flamur të Kosovës, por vetëm të Shqipërisë.

“Natyrisht se ne e njohim Republikën e Kosovës, por mendojmë se neni 1, pika 3 e Kushtetutës, që nuk na lejon ne të vendosin për sovranitetin tonë – të ketë vetëvendosje të njerëzve – nuk është i thjeshtë. Ne mendojmë se duhet ta kemi këtë të drejtë. Mendojmë që pavarësia e Kosovës shpallje kundër Shqipërisë, por kundër Serbisë”, ka shtuar Kurti, Përcjell Klan Kosova.

Sa i përket idesë ndarjes së Kosovës dhe ndryshimit territorial – veriu i Kosovës për Luginën e Preshevës – Kurti ka thënë: “Mendoj që Serbia dëshiron që ne ta bëjmë këtë, të bëjmë tregti me territoret. Kjo do të bënte që të çonim duart nga veriu i Kosovës. Ai ka shtuar se është kund tërheqjes nga veriu i Kosovës “jo vetëm për vendin, por për shkak të Mitrovicës, njerëzve atje, zhvillimit ekonomik esenca e së cilit është revitalizimi i Trepçës”.

Kundër “dialogut pa parime”

Duke folur për kundërshtimin e tij ndaj Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Kurti është thirrur në rastin e Bosnjës dhe Hercegovinës, ku siç thotë, se fillimi i Republika Sërpska-s ishte saktësisht nga asociacioni i komunave me popullsi me shumicë serbe, përcjellë Klan Kosova.

“Mendoj që Serbia ka synimet e njëjta, mentalitetin e njëjtë dhe politikat e njëjta, por të tjerët mendojnë se rrethanat janë të tjera tash”.

“Në parim, nuk jam kundër dialogut, por i kundërshtoj parimet në dialog”, ka thënë Kurti për dialogun në Bruksel, që ai shprehet kundër tij.

Ai thekson se nën termin “normalizim” mes Beogradit, Prishtinës dhe Brukselit nënkupton komplet gjëra të ndryshme.

“Mendoj që Serbia është shtet abnormal, por mendoj që as Kosova nuk është shtet normal.
Albin Kurti im DW-Interview

“Nëse normalizoni marrëdhëniet mes dy vendeve anormale do të nënkuptonte një shtim të abnormaliteti. Ne duam një Kosovë normale, një Serbi normale, kështu që marrëdhëniet normale do të jetë pasojë e saj”.

Ai ka shtuar se nuk mund të ketë pajtim deri kur Serbia ta njoh Kosovën dhe të pranojë të paguajë dëmshpërblimet e luftës.

Serbia “kopjon” Rusinë

Politikani i Lëvizjes Vetëvendosje deklaron që “Serbia dëshiron të bëhet faktori kryesor në këtë pjesë të Ballkanit duke e kopjuar Rusinë. “Rënia e Bashkimit Sovjetik i ka prirë një oktapodi të madh, ku në qendër ndodhet Federata e Rusisë, pastaj Bjellorusia, Ukraina lindore, Gagauzia, Transnistria, Osetia lindore…këto janë oqeane të oktapodit”.

Në anën tjetër, Kurti ka shtuar që, Beogradi ka krah ndër fqinj, që përfshinë “Republika Sërpska-n në Bosnjë, partitë serbe në Mal të Zi të cilat janë kundër pavarësisë së Malit të Zi dhe enklavat në Kosovë – çerekun e territorit që kontrollohet nga strukturat paralele të Serbisë – dhe dje kishit regjimin e Gruevskit në Maqedoni dhe Kishën Ortodokse Serbe”.

“Mendoj që Serbia kishte mundësinë vetëm për dy vjet e gjysmë derisa kryeministër ka qenë Gjingjiq. Pas vrasjes së Gjingjiq gjithçka shkoi keq. Tash jemi në kohën e Millosheviqit dhe në vend të Millosheviqit është Vuçiq dhe në vend të Sheshelit është Shesheli”, ka thënë deputeti kosovar.

“Serbia përherë ka dashur të zgjidh llogaritë me fqinjët e saj dhe mendoj se ajo problemet duhet t’i zgjidh me vetveten, që të përballet me të kaluarën”, ka thënë Kurti duket shtuar se “dialogu i brendshëm” për Kosovën në Serbi është praktikisht një Monolog i jashtëm i Vuçiq”.

Më tej për Gjykatën Speciale për UÇK-në, Kurti ka thënë se është “gjykatë etnike” vendimet e së cilës sipas tij “do të dështojnë në Strasburg”

Ai ka shtuar që krimet ndaj serbëve duhet të jenë barrë për të gjithë ata që i kanë kryer ato “individualisht”.

“Nuk do të bëja kompromise me drejtësinë. Nëse Lëvizja Vetëvendosje do të ishte në pushtet, ne do t’i largonim duart nga institucionet e rregullit dhe ligjit, gjykatat do të ishin të pavarura dhe do të bënin gjykime individuale”.

Për situatën e varfër të punës, Albin Kurti ia lë një pjesë të fajit bashkësisë ndërkombëtare drejtoi “paradigmën afatshkurtër të stabilitetit politik. “Kurdo që diplomatët ndërkombëtarë thonë rend dhe ligj, ata nuk mendojnë për drejtësinë dhe ligjin por për stabilitetin”, ka thënë Kurti.

“Më befasuesja për mua është që bashkësia ndërkombëtare, 18 vjet pas luftës, nuk përballet mbi gjithçka me krimet e paqes. Këtu ka pasur privatizim brutal neo-liberal, nepotizëm i shoqëruar me nudomani. Ata kanë fakte pafund dhe argumente për të ndjekur politikanët e korruptuar, por që nuk kanë bërë asgjë”, ka pohuar Kurti.